Një grup njerëzish prej dhjetë vetash erdhën te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe ai lidhi besën e Islamit dhe të ndjekjes me nëntë prej tyre dhe e la të dhjetin. Kur e pyetën për arsyen e kësaj, ai tha se në trupin e tij gjendet një hajmali, e cila lidhet ose varet në trup dhe përbëhet nga rruaza ose nga gjëra të tjera, dhe mbahet për të larguar mësyshin apo dëmet e tjera. Personi e futi dorën menjëherë te vendi ku ndodhej hajmalia dhe e grisi atë dhe më pas e hodhi. Pas kësaj, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e lidhi besën me të, e duke paralajmëruar nga hajmalitë dhe duke sqaruar dispozitën fetare mbi to tha: "Kush var hajmali ka bërë shirk!"