Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) hyri në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe pa që ajo kishte mbuluar një dollap të vogël, ku vendosen sendet, me një pëlhurë në të cilën kishte piktura frymorësh. Nga zemërimi për Allahun, Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i ndryshoi ngjyra e fytyrës, e hoqi pëlhurën dhe tha: "Njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit do të jenë ata që përpiqen të imitojnë Allahun, duke pikturuar krijesat e Allahut." Aisheja tha që e prenë atë pëlhurë dhe me të bënë një ose dy jastëkë.