Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, pra përveç emrave dhe cilësive të Tij, ka mohuar Allahun (ka bërë kufër) ose ka bërë shirk, sepse betimi nënkupton madhërimin e atij që betohet në të, e madhështia është vetëm për Allahun. Andaj, betimi bëhet vetëm në Allahun, në emrat dhe në cilësitë e Tij. Ky betim është shirk i vogël (që nuk e nxjerr njeriun nga feja), por, nëse ai që betohet, e madhëron atë për të cilin betohet ashtu siç madhërohet Allahu, ose më shumë, atëherë konsiderohet prej shirkut të madh (që e nxjerr njeriun nga feja).