Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Nuk ka asnjë musliman që goditet nga një fatkeqësi e pastaj thotë atë që Allahu e ka udhëzuar të thotë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma jep shpërblimin për durimin, dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë! Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo tha: "Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: "Kush nga muslimanët mund të jetë më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që emigroi te i Dërguari i Allahut ﷺ? Pastaj e thashë këtë lutje me ndihmën e Allahut, dhe Allahu ma zëvendësoi atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ishte më i mirë se Ebu Seleme."