Profeti fisnik ﷺ na udhëzon drejt një prej parimeve kryesore të mjekësisë, i cili është parandalimi që shërben për të ruajtur shëndetin e njeriut duke ngrënë sa më pak. Njeriu duhet të hajë aq sa i mjafton për të shuar urinë dhe për të marrë fuqi për të përmbushur përgjegjësitë. Vërtet, enë më e keqe që mund të mbushet është barku, për shkak të sëmundjeve të rrezikshme, të panumërta, të cilat shfaqen menjëherë ose pas një kohe të caktuar dhe prekin pjesët e jashtme të trupit ose pjesët e brendshme. Pastaj, Profeti ﷺ tha se nëse njeriu patjetër duhet të ngopet, atëherë le ta ndajë stomakun e tij në tri pjesë; një të tretën për ushqim, një të tretën tjetër për pijen dhe një të tretën tjetër për frymëmarrjen, në mënyrë që të mos rëndohet apo të dëmtohet ose të ndiejë përtaci në kryerjen e detyrimeve fetare dhe materiale.