Një njeri erdhi te Profeti ﷺ për ta pyetur dhe për të kërkuar fetva rreth vendimit për një njeri që del në betejë dhe në xhihad, duke kërkuar shpërblim nga Allahu dhe duke dëshiruar lavdërim e falënderim nga njerëzit se a do të marrë i tilli shpërblim? Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj se ai nuk do të ketë shpërblim, sepse i ka bërë shok Allahut në qëllimin e tij. Personi në fjalë ia përsëriti pyetjen Profetit ﷺ tri herë dhe Profeti ﷺ iu përgjigj e ia konfirmonte të njëjtën përgjigje: "Ai nuk do të ketë shpërblim." Pastaj Profeti ﷺ ia tregoi rregullën për pranimin e veprave nga Allahu: "Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç nëse ato janë të sinqerta për Të, pa i shoqëruar asgjë, si dhe ato me të cilat synohet Fytyra e Tij."