I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se një musliman nuk është besimplotë derisa t'i japë përparësi dashurisë për të Dërguarin e Allahut ﷺ kundrejt dashurisë ndaj nënës, babait, djalit, vajzës dhe të gjithë njerëzve. Kjo dashuri e bën të domosdoshme që t'i bindesh Profetit ﷺ, ta ndihmosh dhe të mos e kundërshtosh.