Profeti ﷺ sqaron se robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde. Kjo, se, kur njeriu bie në sexhde, pjesët më fisnike të trupit i vendos në tokë, duke qenë i nënshtruar, i përulur dhe modest para Allahut të Lartmadhëruar. Profeti ﷺ urdhëroi që lutjet të shtohen gjatë sexhdes, kështu që në këtë gjendje bëhen bashkë përulja para Allahut me fjalë dhe me vepër.