explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij ishte kulmore gjatë muajit Ramazan, meqë e jepte atë që kërkohej për ata që kishin nevojë. Fakti se bujaria e tij ishte kulmore janë dy shkaqe: I pari: Takimi që e kishte me Xhibrilin (alejhi selam). I dyti: Mësimi i Kuranit së bashku, respektivisht leximi i tij përmendsh. Xhibrili (alejhi selam) i mësonte Profetit ﷺ çdo gjë që i qe shpallur nga Kurani, kësisoj i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më bujar, më bamirës dhe veprues i hairit, dhe më i shpejtë për t'u sjellë dobi njerëzve sesa era e mirë që e dërgon Allahu me shi e mëshirë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i bujarisë së Profetit ﷺ dhe se bujaria e tij ishte kulmore, veçanërisht në Ramazan, pasi është muaji i adhurimeve dhe sezon i veprave të mira.
  • Inkurajimi për të qenë bujar në çdo kohë dhe është e rekomandueshme që një gjë e tillë të shtohet gjatë muajit Ramazan.
  • Gjatë muajit Ramazan duhet të shtohet bujaria, dhënia, bamirësia e leximi i Kuranit.
  • Ndër shkaqet e ruajtjes së dijes është mësimi dhe përsëritja e saj së bashku me nxënësit e dijes dhe dijetarët.
explain-icon

Më shumë