Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po e kërkonte një borxhli të tij, i cili fshihej prej tij. Kur e gjeti, borxhliu i tha: "Unë jam në vështirësi dhe nuk kam pasuri për ta shlyer borxhin tënd." Atëherë Ebu Katadeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) u përbetua në Allahun se vërtet nuk kishte asnjë pasuri? Kështu që ai u betua në Allahun se është i sinqertë në atë që po e thotë. Kësisoj Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Kushdo që dëshiron dhe gëzohet që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë, sprovat dhe tmerrimet e Ditës së Gjykimit, le t’i japë afat borxhliut që është ngushtë, duke e shtyrë ose vonuar kërkesën për pagesë, ose duke ia ulur borxhin, apo duke ia falur atë."