Kur Profeti ﷺ dëshironte të pastrohej nga xhunubllëku, fillimisht i lante duart, pastaj merrte abdes ashtu siç merrte abdes për namaz, e më pas derdhte ujë mbi trupin e tij, e pastaj i shpupurishte flokët me duar (që të depërtonte uji). Kur mendonte se uji kishte arritur deri te rrënjët e flokëve dhe e kishte larë lëkurën (e kokës), derdhte ujë tri herë mbi kokën e tij dhe më pas lante pjesën tjetër të trupit. Aishja vazhdon e thotë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ laheshim nga një enë e përbashkët, nga e cila merrnim ujë së bashku."