Profeti ﷺ ia ndaloi njeriut që dëshiron të kryejë nevojat fiziologjike, qoftë nevojën e madhe apo të vogël, të kthehet me fytyrë nga kibla dhe drejtimi i Qabesë, si dhe ia ndaloi të kthejë shpinën andej. Por, ai duhet të kthehet në drejtim të lindjes ose perëndimit, nëse kibla në vendin e tij është njësoj si kibla e banorëve të Medinës. Pastaj Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se, kur vajtën në Sham, gjetën nevojtore të ndërtuara për nevojat fiziologjike, në drejtim të Qabesë, andaj muslimanët i mënjanonin trupat e tyre nga kibla, e megjithatë i kërkonin falje Allahut duke thënë: "Estagfirullah (kur dilnin prej nevojtoreve).