Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"
Sahih - Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi
Kur Profeti ﷺ e kryente nevojën dhe dilte nga nevojtorja, thoshte: "Kërkoj faljen Tënde, o Allah!"
Mësime nga hadithi
Është e rekomanduar të thuhet: "Gufraneke", pas daljes nga vendi i kryerjes së nevojave fiziologjike.
Profeti ﷺ i kërkonte falje Zotit të tij në të gjitha gjendjet.
Shkaku pse kërkohet falje prej Allahut pas kryerjes së nevojave fiziologjike është thënë: 1. Të qenët neglizhent ndaj falënderimit të Allahut për begatitë e shumta, prej të cilave është edhe lehtësimi i largimit të asaj që është e dëmshme. 2. Kërkoj falje se jam shpërqendruar nga përmendja Jote gjatë kohës së kryerjes së nevojave psikologjike.