Profeti ﷺ në këtë hadith ka shpjeguar disa norma të edukatës; ai e ka ndaluar që njeriu ta mbajë organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit dhe e ka ndaluar të hiqet papastërtia nga organi gjenital ose anusi me dorën e djathtë, sepse e djathta përdoret për gjëra fisnike dhe të pastra. Gjithashtu e ka ndaluar që njeriu të marrë frymë në enën në të cilën është duke pirë.