explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, nëse një njeri (musliman) shpenzon për familjen e tij, respektivisht për ata që është i detyruar të shpenzojë, si: gruaja, prindërit, fëmija dhe të tjerët, e me këtë synon të afrohet me Allahun e Lartësuar dhe e llogarit shpërblimin tek Ai për atë që shpenzon, atëherë ai do të ketë shpërblimin e sadakasë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Duke shpenzuar për famijen, arrihet shpërblimi (tek Allahu).
  • Besimtari përmes veprave të tij synon Fytyrën e Allahut dhe shpërblimet që ndodhen tek Ai.
  • Qëllimet e mira duhet të kihen ndërmend në çdo vepër, e këtu përfshihen shpenzimet për familjen.