Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se atij që e agjëron muajin Ramazan duke besuar në Allahun dhe duke qenë i bindur se agjërimi është obligim, si dhe është i bindur në shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për agjëruesit, duke synuar kështu fytyrën e Tij, e jo syefaqësi e reputacion, do t'i falen gjynahet e së kaluarës.