explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i nxiti ata që janë në gjendje të kryejnë marrëdhënie intime dhe i kanë mundësitë për martesë, që të martohen, sepse ajo ua mbron shikimin nga gjërat e ndaluara, ua mbron organin (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe i pengon të bien në imoralitet. Ai që nuk i ka mundësitë për martesë, ndërkohë është i aftë të kryejë marrëdhënie intime, atëherë duhet të agjërojë, pasi kjo do t'ia ndërpresë dëshirën epshore dhe të keqen e spermës.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Islami u kushtoi rëndësi shkaqeve të dëlirësisë dhe ruajtjes nga imoraliteti dhe gjërat e turpshme.
  • Profeti ﷺ e nxiti të agjërojë atë që nuk i ka mundësitë për martesë, sepse ajo ia dobëson dëshirën epshore.
  • Shëmbëllimi i agjërimit me tredhjen është për faktin se tredhja nënkupton prerjen e venave të testikujve, duke e bërë që dëshira për marrëdhënie intime të zhduket. Po ashtu, agjërimi e dobëson dëshirën për marrëdhënie seksuale.