Ebu Thalebe Husheniu, Xhurthum ibën Nashir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.” قال النووي: حديث حسن - رواه الدارقطني في سننه وغيره
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ka vendosur obligime dhe ka caktuar detyra, ndaj përmbajuni atyre dhe mos i neglizhoni duke i lënë pas dore apo duke u treguar të pakujdesshëm ndaj tyre. Ai ka vendosur për ju norma frenuese dhe parandaluese që t’ju parandalojnë e t’ju frenojnë nga ato gjëra që Ai nuk i pëlqen, ndaj mos shtoni mbi to më shumë sesa ka urdhëruar sheriati. Gjithashtu ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i bëni dhe mos iu afroni atyre. Ndërsa për gjërat e tjera, për të cilat ka heshtur dhe i ka lënë pa përmendur, këtë e ka bërë nga mëshira për robërit e Tij, ndaj ato mbeten të lejuara mbi bazën se gjërat janë të lejuara në origjinë, kështu që mos hulumtoni për to!

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Hadithi është argument se Allahu është Ligjvënësi, pra urdhri është në dorën e Tij.
  • Ky hadith përmban rregullat e fesë në lidhje me dispozitat dhe lejesat. Dispozitat fetare ndahen në dy lloje: dispozita për të cilat sheriati nuk ka folur dhe dispozita për të cilat sheriati ka folur. Sa i përket statusit ligjor; dispozitat ndahen në: të detyrueshme, të pëlqyeshme, të ndaluara, të papëlqyeshme dhe të lejuara.
  • Ato gjëra për të cilat Allahu ka heshtur dhe nuk i ka bërë detyrim, nuk i ka përkufizuar dhe nuk i ka ndaluar, janë të lejuara (hallall).
  • Shpjegimi i bukur i Profetit, ﷺ i cili shihet qartë në mënyrën se si ai e paraqiti hadithin me këtë ndarje të thjeshtë dhe të kuptueshme.
  • Është obligim që detyrat (farzet) e Allahut të Lartësuar të zbatohen me përpikmëri.
  • Është e ndaluar të tejkalohen kufijtë që ka vendosur Allahu i Lartësuar.
explain-icon

Më shumë