Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse dikush kryen një mëkat që kërkon zbatimin e një dënimi të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd), si zinaja ose vjedhja, dhe ai dënohet për të në këtë botë, atëherë ky dënim e shlyen mëkatin dhe e liron nga ndëshkimi i tij në botën tjetër. Kjo sepse Allahu është tepër Bujar dhe Mëshirues për t’i bashkuar dy dënime për të njëjtin mëkat mbi robin e Tij. Po ashtu, nëse Allahu ia mbulon dikujt mëkatin në këtë botë dhe ai nuk dënohet për të, e pastaj Allahu ia fal dhe e amniston atë, atëherë Allahu i Lartësuar është tepër Fisnik dhe Bujar për t’u kthyer e për ta ndëshkuar për një mëkat që tashmë ia ka falur dhe amnistuar.