Kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim", respektivisht: mbrohem dhe strehohem tek Allahu. "ve bivexhhihil kerim", respektivisht: mbrohem tek Allahu me Fytyrën e Tij fisnike dhe bujare. "ve sultanihi", pra, dominimi, fuqia dhe pushteti i Tij mbi këdo që Ai dëshiron nga krijesat e Tij. "el kadim", pra, i pafillimtë dhe i përhershëm. "mine shejtani rraxhim", pra, shejtani i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut. Pra: "O Allah, më ruaj nga cytja, mashtrimi, hapat, mendimet, joshja dhe lajthitja e tij, sepse ai është shkaktar i devijimit dhe nxitës i humbjes dhe injorancës!" Abdullah ibn Amrit iu tha: "Vetëm kaq?" Pra, a vetëm kaq ka thënë Profeti ﷺ? - Po, - tha ai. Kur ta thotë këtë lutje ai që futet në xhami, atëherë shejtani do të thotë: "Ky që hyri e ka mbrojtur veten nga unë gjatë tërë kohës: gjatë ditës dhe natës."