I Dërguari i Allahut ﷺ na ka sqaruar se kur na ndalon nga diçka, është detyrë për ne ta shmangim atë pa përjashtim, sikundër që, kur na urdhëron për diçka, duhet ta bëjmë atë sipas mundësisë. Pastaj na paralajmëroi që të mos bëhemi si disa nga popujt e mëparshëm, të cilët i shtronin shumë pyetje të dërguarve të tyre, duke i kundërshtuar ata; kështu Allahu i ndëshkoi me lloje të ndryshme shkatërrimi dhe dëmtimi. Prandaj, nuk duhet të jemi si ata, e të shkatërrohemi ashtu siç ata u shkatërruan.