Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ishte më i turpshëm se një vajzë e virgjër që nuk është martuar ende dhe nuk ka jetuar me burra, e cila është mbyllur në shtëpinë e saj. Për shkak të turpit të tij të madh, nëse urrente diçka, fytyra i ndryshonte dhe nuk fliste, por sahabët e kuptonin urrejtjen për atë gjë në fytyrën e tij.