Profeti ﷺ ka sqaruar se kush thotë çdo mëngjes pas lindjes së agimit dhe çdo mbrëmje para perëndimit të diellit, tri herë: "Bismil-lah, - Me emrin e Allahut'' kërkoj ndihmë dhe mbrohem nga çdo gjë që mund të dëmtojë. " me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë", pra, kur të përmendet emri i Tij asgjë nuk mund të të dëmtojë, sado e madhe qoftë ajo "në tokë" apo që del jashtë saj nga fatkeqësitë, qoftë "në qiell", apo nga fatkeqësitë që zbresin prej tij. "Ai është Gjithëdëgjuesi" i fjalëve tona dhe "i Gjithëdituri" për gjendjen tonë (të tillin nuk e godet gjë). Atë që e thotë këtë lutje në mbrëmje, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mëngjes, sikurse atë që e thotë atë në mëngjes, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mbrëmje. Transmetuesi i hadithit, Eban ibn Othmani u godit nga paraliza (në njërën anë të trupit). Njeriu që e kishte dëgjuar hadithin prej tij e shikonte me habi! Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon kështu?! Pasha Allahun, unë nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ. Por atë ditë kur më goditi kjo sëmundje, Allahu nuk kishte caktuar që ta thosha këtë lutje. Më kishte kapluar zemërimi dhe e harrova t’i shqiptoja këto fjalë të përmendura (në këtë lutje)."