Kur gdhihej, respektivisht kur hynte fillimi i ditës me lindjen e agimit (ar. fexhr), i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: "O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin", të mbështjellë me ruajtjen Tënde, të mbuluar nga mirësia Jote, të angazhuar me përmendjen Tënde, duke kërkuar ndihmën përmes emrit Tënd, të përfshirë në udhëzimin Tënd dhe duke vepruar me fuqinë dhe mundësinë Tënde. "... dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim..." njëjtë siç u përmend më parë, por në mbrëmje të thotë: "O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd, Jetëdhënësi, jetojmë dhe me emrin Tënd, Jetëmarrësi, vdesim." ... dhe tek Ti është ringjallja", domethënë kthimi pas vdekjes dhe shpërndarja pas bashkimit. Gjendja jonë vazhdon në këtë mënyrë në të gjitha kohët dhe rrethanat, pa u shkëputur dhe pa e braktisur atë. Kur e zinte mbrëmja, që i bie nga pas ikindisë, thoshte: "O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është kthimi." Domethënë, kthimi ynë në këtë botë dhe rikthimi ynë në botën tjetër janë tek Ti, sepse Ti je Ai që më jep jetë dhe më bën të vdes.