Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka mësuar etikën e përshëndetjes me selam midis njerëzve me shprehjen: "Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!" Andaj, i vogli duhet t'i japë selam të madhit, ai që është në mjet duhet t'i japë atij që është në këmbë, ai që është në këmbë duhet t'i japë atij që është ulur dhe ata që janë pak në numër duhet t'i japin atyre që janë shumë.