Profeti ﷺ u lut tri herë për një njeri që të poshtërohet dhe të nënçmohet si mos më keq. Kur e pyetën se kush është ky njeri o Profet i Allahut që po lutesh kundër tij, ai tha se ky njeri është ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve të tij dhe ata nuk bëhen shkak që ai të fitojë Xhenetin; për shkak të sjelljes jo të mirë me ta dhe të mosbindjes ndaj tyre.