Profeti ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar që burrat të veshin mëndafsh, dhe këtu përfshihen të gjitha llojet e tij. Gjithashu ai i ka ndaluar meshkujt dhe femrat të hanë e të pinë në enët e arit dhe argjendit. Ai ka treguar se ato janë ekskluzive për besimtarët në Ditën e Kiametit, ngaqë nuk i përdorën ato në këtë botë në shenjë nënshtrimi ndaj Allahut. E, sa u përket jobesimtarëve, ata nuk do të kenë gjëra të tilla në ahiret, sepse të mirat e tyre i përshpejtuan në jetën e kësaj bote duke i përdorur dhe duke e kundërshtuar urdhrin e Allahut.