Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vishni rroba të bardha, sepse ato janë ndër veshjet tuaja më të mira, dhe me to qefinosni të vdekurit tuaj.”
Sahih - Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe
Profeti ﷺ në këtë hadith i udhëzon burrat të veshin rroba të bardha dhe që të vdekurit të qefinosen me to, sepse ato janë ndër veshjet më të mira.
Mësime nga hadithi
Është e pëlqyeshme veshja e rrobave të bardha, ndonëse lejohen edhe ngjyra të tjera.
Është e pëlqyeshme që të vdekurit të qefinosen me pëlhurë të bardhë.
Sheukaniu ka thënë: "Hadithi tregon lejueshmërinë e veshjes së të bardhës dhe të qefinosjes së të vdekurve me të, pasi ajo është më e pastër se ngjyrat e tjera dhe më e hijshme. Sa i përket hijeshisë së saj, kjo është e qartë, ndërsa pastërtia e saj qëndron në faktin se çdo papastërti që bie mbi të shfaqet."