Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se izari (veshja që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit) te burri musliman ka tri gjendje: Gjendja e parë: E rekomanduar (ar. mustehab): që izari të arrijë deri në gjysmën e kërcirit. Gjendja e dytë: E lejuar, pa qenë e qortuar: që të zgjatet më poshtë se kaq, deri te nyjat e këmbëve, të cilat janë dy kockat e dala te nyja, që janë ndërmjet kërcirit dhe shputës së këmbës. Gjendja e tretë: Haram (e ndaluar): që të zbresë poshtë nyjave të këmbëve, dhe ekziston frika që njeriu të ndëshkohet me Zjarr. E nëse vishet nga mendjemadhësia, mburrja dhe tejkalimi i kufijve, atëherë Allahu nuk do ta shikojë atë (me shikim mëshire).