Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër zgjatjes së rrobës apo të pjesës së poshtme të veshjes nën kyçet e këmbëve për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës, duke treguar se kush e bën këtë, do të meritojë një dënim të ashpër: Allahu nuk do ta shikojë me shikim mëshire Ditën e Gjykimit.