explain-icon

Shpjegimi

Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte i biri i gruas së Profetit ﷺ, Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe jetonte nën edukimin dhe përkujdesjen e tij, tregon se gjatë ngrënies i lëvizte duart nëpër të gjithë pjatën për të marrë ushqim andej-këndej. Prandaj, Profeti ﷺ ia mësoi atij këto tri rregulla të edukatës së të ngrënit: 1. Përmendja e emrit të Allahut, me "bismilah", në fillim të ngrënies. 2. Ngrënia me dorën e djathtë. 3. Të hahet nga ajo anë e ushqimit që është më afër tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Prej rregullave të të ngrënit është të fillohet me bismilah (përmendjen e emrit të Allahut).
  • Fëmijëve t'u mësohen rregullat e edukatës, veçanërisht atyre që janë nën kujdesin e ndonjë njeriu.
  • Butësia e Profetit ﷺ dhe shpirtgjerësia e tij në mësimin dhe disiplinimin e fëmijëve.
  • Pjesë e edukatës së të ngrënit është që njeriu të hajë para vetes, përjashtim bën vetëm nëse ka lloje të ndryshme (ushqimesh a frutash), e në atë rast lejohet të merret (edhe në anët e tjera).
  • Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u përmbaheshin rregullave që ua jepte Profeti ﷺ, e kjo përfitohet nga fjala e Omerit: "Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”