Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kushdo që ha ose pi pa qëllim (nga harresa) gjatë agjërimit, qoftë ai agjërim obligativ apo vullnetar, duhet ta plotësojë agjërimin dhe të mos e ndërpresë atë, sepse nuk e kishte për qëllim ta prishte agjërimin; përkundrazi, ai është furnizim që Allahu ia ka dhënë. Pra, Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.