Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se, kur muslimani apo besimtari merr abdes dhe lan fytyrën gjatë abdesit, nga fytyra e tij dalin të gjitha gjynahet e vogla që i ka shikuar me sytë e tij, së bashku me ujin që rrjedh pas larjes, ose me pikën e fundit të ujit. Kur lan duart, nga duart e tij dalin të gjitha gjynahet e vogla që ka bërë me duart e tij, së bashku me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur lan këmbët, dalin të gjitha gjynahet e vogla që i ka bërë me këmbët e tij, së bashku me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa në përfundim të abdesit del i pastër nga gjynahet e vogla.