explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, ai që kujdeset për interesat e një gruaje, së cilës i ka vdekur burri dhe që nuk ka kush kujdeset për punët e saj, si dhe ndaj të varfrit nevojtar, ku shpenzon ndaj tyre duke pritur shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, e ka shpërblimin si ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikur ai që falet natën e nuk lodhet dhe sikurse ai që agjëron e nuk e prish agjërimin.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për të bashkëpunuar, bashkëndier dhe për t'i plotësuar nevojat e të dobëtëve.
  • Adhurimi përfshin çdo vepër të mirë dhe pjesë e adhurimit është kujdesi për të venë dhe për nevojtarin.
  • Ibën Hubejra ka thënë: "Kuptimi është se Allahu i Lartësuar ia mbledh shpërblimin agjëruesit, atij që fal namaz nate dhe muxhahidit përnjëherësh; për faktin se për të venë ishte në vend të burrit të saj... dhe i ndihmoi nevojtarit, i cili nuk ishte në gjendje t'i ndihmojë vetes, kështu që e shpenzoi për të tepricën e ushqimit të tij ditor dhe dha mund për të, kështu që dobia e tij ishte e barabartë me agjërimin, namazin dhe xhihadin.