explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se vetëm besimtarët do të hyjnë në Xhenet dhe besimi nuk është i plotë dhe gjendja e shoqërisë islame nuk përmirësohet derisa ata të duan njëri-tjetrin. Pastaj Profeti ﷺ na drejtoi drejt gjërave më të mira, përmes të cilave mbizotëron dashuria, që janë: përhapja e selamit mes muslimanëve, të cilën Allahu e ka bërë përshëndetje për robërit e Tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Hyrja në Xhenet është e kushtëzuar me iman (besim).
  • Prej besimit të plotë është që muslimani ta dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që e do për vete.
  • Është e pëlqyeshme që selami (përshëndetja) islame të përhapet dhe të jepet në mesin e muslimanëve, sepse kështu përhapet dashuria dhe siguria mes tyre.
  • Selami (përshëndetja islame) i jepet vetëm atij që është musliman, bazuar në pjesën e hadithit: "në mesin tuaj."
  • Dhënia e selamit (përshëndetjes islame) e largon këputjen e lidhjes, bojkotit dhe armiqësisë.
  • Rëndësia e dashurisë mes muslimanëve dhe se ajo është prej besimit të plotë.
  • Në një hadith tjetër qëndron se forma e plotë e selamit është: "Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu." Por, mjafton edhe: "Es-selamu alejkum."