Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ndërmjet dy sexhdeve thoshte: "Rabbigfirlij, rabbigfirlij!"
Sahih - Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Kur Profeti ﷺ ulej ndërmjet dy sexhdeve, thoshte: "Rabbigfirlij, rabbigfirlij!", dhe e përsëriste.
Kuptimi i frazës: "Rabigfirlij" është: kërkesa e robit drejtuar Zotit të tij, që t'ia fshijë gjynahet dhe t'ia mbulojë të metat.
Mësime nga hadithi
Kjo lutje është e ligjshme të thuhet ndërmjet dy sexhdeve në namazin farz (obligativ) dhe në atë nafile (vullnetar).
Është e rekomanduar të përsëritet fraza: "Rabbigfirlij", ndërsa obligim është të thuhet vetëm një herë.