Kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ angazhohej me përkushtim në adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Ai shtonte përpjekjet në kryerjen e veprave të mira, llojeve të ndryshme të bamirësisë dhe akteve të adhurimit, më shumë se në çdo kohë tjetër, për shkak të madhështisë dhe vlerës së këtyre netëve dhe në kërkim të Natës së Kadrit.