Me fillimin e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ e gjallëronte tërë natën me adhurime të ndryshme. Ai e zgjonte familjen për t’u falur, përpiqej më shumë në adhurim sesa zakonisht dhe i përkushtohej plotësisht adhurimit, duke u larguar nga marrëdhëniet intime me gratë e tij.