explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe mori avdes. Kur arriti te larja e këmbëve, Mugire ibën Shu'be (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i zgjati duart për t'ia hequr mestet që i kishte në këmbë Profetit ﷺ, për t'i larë ato. Profeti ﷺ i tha: "Lëri e mos i hiq, sepse këmbët i kam futur në meste duke qenë me abdes." Kësisoj, Profeti ﷺ u dha mes'h mesteve të tij, në vend që t'i lante këmbët.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Përligjja e dhënies mes'h mesteve është kur merret abdes nga papastërtia e vogël kuptimore (ar. el-hadeth el-asgar), ndërsa për larjen e tërësishme nga papastërita e madhe kuptimore (ar. el-hadeth el-ekber), patjetër duhen larë këmbët.
  • Mes'hu (fshirja) bëhet një herë, duke e kaluar dorën e lagur mbi pjesën e sipërme të mesteve, e jo pjesën e poshtme.
  • Për mes'hin mbi meste kushtëzohet që të vishen pas një abdesi të plotë, në të cilin i ka larë këmbët me ujë dhe që mestet të jenë të pastra, ta mbulojnë pjesën e detyrueshme të këmbës dhe mes'hu të jetë nga ndonjë papastërti e vogël kuptimore, e jo për shkak të xhunubllëkut ose diçkaje që e bën të detyrueshëm guslin (larjen e tërësishme të trupit). Po ashtu që mes'hu të jetë në kohën të përcaktuar fetarisht, që është një ditë e një natë për vendasin dhe tri ditë e tri net për udhëtarin.
  • Çdo gjë që i mbulon këmbët, bie fjala, çorapet dhe gjëra të tjera, krahasohen me mestet, rrjedhimisht lejohet dhënia mes'h atyre.
  • Në këtë hadith tregohet karakteri dhe mësimdhënia e mirë e Profetit ﷺ, sepse e ndali Mugiren që t'i hiqte mestet dhe ia shpjegoi arsyen se i kishte futur ato me avdes, që ta qetësojë dhe t'ia mësojë vendimin.