Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se në një rast ai ishte me Profetin ﷺ i cili ndaloi të urinonte në një vend ku hidheshin plehrat dhe mbeturinat që fshiheshin nga shtëpitë. Ai urinoi në këmbë, megjithëse zakonisht urinonte ulur. Hudhejfja u largua, por Profeti ﷺ i tha të afrohej dhe ai u afrua e qëndroi pas shpinës së tij, që ta mbulonte e të mos e shihte askush në një situatë të tillë. Më pas Profeti ﷺ mori abdes dhe, pasi arriti te larja e këmbëve, u dha mes'h (i fërkoi) mestet (çorape të bëra prej lëkure të butë ose diçkaje tjetër të ngjashme, me të cilat mbulohet këmba bashkë me zogun e këmbës), dhe nuk i hoqi ato.