explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka sqaruar se nuk lejohet që një grua muslimane të udhëtojë një distancë prej një nate, përveçse nëse shoqërohet nga një burrë prej mahremëve të saj.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ibn Haxheri ka thënë: “Ndalohet që një grua të udhëtojë pa mahrem, dhe kjo është me konsensus, përveç në rastet e Haxhit, Umres dhe largimit nga vendi i shirkut (idhujtarisë). Megjithatë, disa dijetarë e kanë vënë këtë si kusht për kryerjen e Haxhit.”
  • Përsosmëria e sheriatit islam dhe kujdesi i tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e gruas.
  • Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit kërkon dorëzim ndaj ligjit të Allahut dhe qëndrueshmëri në kufijtë e Tij.
  • Mahremi i një gruaje është burri i saj ose dikush që është përgjithmonë i ndaluar të martohet me të për shkak të lidhjes së gjakut, gjidhënies ose lidhjes martesore. Ai duhet të jetë musliman, moshërritur, mendërisht i shëndoshë, i besueshëm dhe i sigurt, pasi qëllimi i mahremit është ta mbrojë dhe ruajë gruan dhe të kujdeset për nevojat e saj.
  • Bejhekiu ka thënë lidhur me hadithet e transmetuara që flasin për kohëzgjatjen e udhëtimit, për të cilin një gruaje nuk i lejohet të udhëtojë përveçse me mahrem: “Përmbledhtazi, çdo gjë që quhet udhëtim, një gruaje i ndalohet ta bëjë atë pa bashkëshort ose mahrem, qoftë ai tre ditë, dy ditë, një ditë, një berid (njësi matëse e distancës), apo çfarëdo tjetër, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të transmetimit të Ibn Abasit, i cili është i fundit prej transmetimeve të Muslimt më parë: "... gruaja të mos udhëtojë pa mahrem." Kjo vlen për çdo gjë që quhet udhëtim.” Fund i citatit. Ky hadith ishte sipas gjendjes së pyetësit dhe vendit të tij.