Kur kaloi pranë vendbanimit të themudëve, Profeti ﷺ ndaloi hyrjen në banesat e atyre njerëzve të ndëshkuar që i kishin bërë padrejtësi vetes, ose vizitimin e tyre, përveç nëse ai që hyn është duke qarë dhe duke medituar për fatin e tyre, nga frika se mos i njëjti ndëshkim që i goditi ata mund ta godasë edhe atë. Pastaj i grahu devesë dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.