Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se gjenerata më e mirë e njerëzve, që jetojnë në të njëjtën kohë, është gjenerata e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe e sahabëve të tij. Pastaj vijnë ata që i pasuan ata prej besimtarëve, të cilët i takuan sahabët, por nuk e takuan të Dërguarin e Allahut. Pastaj vijnë ata që i pasuan ata, pasuesit e tabi’inëve. Sahabiu hezitoi në përmendjen, nëse edhe gjenerata e katërt përfshihej apo jo. Pastaj Profeti ﷺ tha: "Pas tyre do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u besohet, që dëshmojnë para se t’u kërkohet dëshmia, që bëjnë zotime, por nuk i përmbushin, dhe që teprojnë në ushqim e pije, derisa mbipesha të përhapet në mesin e tyre.