explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu nuk e ka plotësuar imanin që i kërkohet, derisa dashuria e tij të jetë në përputhje me atë që ka sjellë Profeti ﷺ, qoftë nga urdhrat, ndalesat e gjëra të tjera. Pra ta dojë atë që ai e ka urdhëruar dhe ta urrejë atë që ai e ka ndaluar.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ky hadith shërben si një rregull për nënshtrimin ndaj sheriatit.
  • Paralajmërohet njeriu që të mos gjykojë në bazë të logjikës ose zakonit duke i dhënë përparësi mbi ligjet që ka sjellë i Dërguari ﷺ. Sepse ai që e bën një gjë të tillë është cilësuar si njeri pa iman.
  • Është obligim të gjykohet me sheriat në çdo çështje, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ: “... me atë që kam sjellë.”
  • Imani shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.