Prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "Nëse më dëgjoni duke transmetuar nga Profeti ﷺ, unë nuk përdor shprehje figurative, aludime apo fjalë me kuptime të paqarta; përkundrazi, flas qartë. Nëse do të bija nga qielli, kjo do të ishte më e lehtë për mua sesa të transmetoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ duke i atribuar atij gënjeshtra. Por, nëse flas për çështje mes meje dhe njerëzve, atëherë lufta është dinakëri dhe mund të përdor shprehje figurative, aludime ose fjalë me kuptim të dyfishtë. Vërtet, e kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Në fund të kohës do të shfaqen djelmosha, të rinj në moshë dhe të dobët në mendje. Ata do të citojnë fjalët e Kuranit dhe do ta lexojnë shpesh, por do të dalin nga Islami dhe do t’i tejkalojnë kufijtë e tij, ashtu siç shigjeta del nga harku. Imani i tyre nuk do të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t’i gjeni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.