Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që të nxitohet në përgatitjen e xhenazes, faljen e namazit të saj dhe varrosjen e saj. Nëse i ndjeri është vepërmirë, atëherë është një e mirë që po e çoni drejt mirësisë së varrit. Nëse është ndryshe, atëherë është një barrë e keqe, që po e hiqni nga supet tuaja.