Një burrë iu ankua Profetit ﷺ për disa të afërm dhe farefisin e tij, duke thënë se ai i trajton ata me mirësi, ndërsa ata e trajtojnë në mënyrë të kundërt. Ai i ruan lidhjet farefisnore dhe i viziton ata, por ata i ndërpresin lidhjet me të. Ai i trajton me mirësi dhe besnikëri, por ata e trajtojnë padrejtësisht dhe ashpër. Ai i duron dhe i fal ata, por ata janë të padurueshëm ndaj tij, ku kjo shfaqet në fjalët dhe veprimet e tyre të shëmtuara. A duhet ai të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore me ta, pavarësisht nga kjo? Profeti ﷺ i tha: Nëse çështja është siç e përmend ti, atëherë ti i poshtëron dhe i nënçmon ata përpara vetes së tyre, sikur po i ushqen me rërë të nxehtë, për shkak të mirësisë sate të madhe dhe sjelljes së tyre të shëmtuar. Ti do të vazhdosh të kesh një ndihmës nga Allahu kundër tyre, i cili do të largojë dëmin e tyre, për sa kohë që ti vazhdon të jesh i mirë me ta dhe për sa kohë ata të trajtojnë keq.