explain-icon

Shpjegimi

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) pa një burrë, i cili e kishte mbaruar marrjen e abdesit, por kishte lënë një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë gjatë abdesit. Ai i tha atij duke ia bërë me shenjë nga pjesa e palarë: "Kthehu dhe merr abdes mirë, duke e plotësuar atë dhe duke i dhënë çdo gjymtyre hisen e ujit që i takon." Burri u kthye, e plotësoi abdesin, pastaj u fal.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Obligimi i nxitimit në urdhërimin për mirë dhe këshillimin e të paditurit dhe të pavëmendshmit, sidomos kur mangësia e tij bëhet shkak për prishjen e adhurimit.
  • Obligimi i larjes me ujë të të gjitha gjymtyrëve të abdesit dhe se nëse dikush lë një pjesë të një gjymtyre pa e larë, qoftë dhe pak, abdesi i tij nuk është i saktë dhe ai duhet ta përsërisë atë nga fillimi, nëse distanca kohore është e gjatë.
  • Ligjshmëria e përsosjes së abdesit, duke e plotësuar dhe përkryer atë sipas mënyrës së urdhëruar nga sheriati.
  • Këmbët janë pjesë e gjymtyrëve të abdesit dhe nuk mjafton fërkimi i tyre me dorë të lagur, por duhet të lahen patjetër.
  • Gjymtyrët e abdesit duhet të lahen njëra pas tjetrës, duke mos u vonuar aq sa të thahet gjymtyra paraprake.
  • Padija dhe harresa nuk e shfuqizojnë obligimin. Ato shfuqizojnë vetëm mëkatin. Ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) nuk e shfuqizoi obligimin nga ky burrë, i cili nuk e kishte përkryer abdesin e tij për shkak të padijes, por e urdhëroi ta përsëriste atë.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë