Ebu Muhamed Hasen ibën Ali ibën Ebu Talibi
(Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëherazi nipi
dhe lulja e të Dërguarit të Allahut ﷺ
thoshte: “Lëre të dyshimtën kundrejt asaj që nuk të duket e dyshimtë.”
Sahih - رواه الترمذي والنسائي
Profeti ﷺ urdhëroi që të lihet ajo për të cilën dyshon, qoftë fjalë apo vepër, e ndaluar apo jo, haram apo hallall, kësisoj të merret ajo për të cilën ti nuk ke dyshime, për të cilën je i sigurt se është e mirë dhe e lejuar.
Mësime nga hadithi
Muslimani duhet t'i ndërtojë çështjet e tij mbi bindjen e plotë, të shmangë atë që është e dyshimtë, dhe të jetë i vetëdijshëm në fenë e tij.
Ndalesa e përfshirjes në gjërat e dyshimta.
Nëse dëshiron qetësi dhe rehati, lëre mënjanë atë që të shkakton dyshim.
Këtu del në pah mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, meqë i urdhëroi për gjëra që sjellin qetësi për shpirtin dhe mendjen dhe i ndaloi nga gjërat që sjellin shqetësim dhe mëdyshje.