explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të lihen fjalët dhe veprat për të cilat njeriu është në dyshim; a janë të ndaluara apo të lejuara; a janë haram apo hallall, dhe të kapesh pas asaj për të cilën nuk ke asnjë dyshim dhe je i sigurt se është e mirë dhe lejuar, sepse zemra gjen qetësi dhe prehje në atë që është e sigurt, ndërsa ajo që përmban dyshim e pasguri, e shqetëson dhe trazon zemrën.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Muslimani duhet t'i ndërtojë çështjet e tij mbi bindjen e plotë, të shmangë atë që është e dyshimtë, dhe të jetë i vetëdijshëm në fenë e tij.
  • Ndalesa e përfshirjes në gjërat e dyshimta.
  • Nëse dëshiron qetësi dhe rehati, lëre mënjanë atë që të shkakton dyshim.
  • Këtu del në pah mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, meqë i urdhëroi për gjëra që sjellin qetësi për shpirtin dhe mendjen dhe i ndaloi nga gjërat që sjellin shqetësim dhe mëdyshje.